Superliga e Kosovës vjen me disa ndeshje interesante nesër dhe pasnesër.
Kryendeshja e kësaj jave do të zhvillohet në Suharekë, atje ku do të përballen skuadra e Ballkanit dhe ajo e Gjilanit. Pritet të jetë një ndeshje fantastike, me të drejtuarit e Ilir Dajës që kërkojnë fitoren dhe rikthimin tek kreu i tabelës, por nuk pritet ta kenë aspak lehtë ndaj “Skifterave”.
Llapi dhe Malisheva do të përballen poashtu nesër në stadiumin “Zahir Pajaziti”, kurse Prishtina dhe Trepça ’89 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ditën e diel, Drita dhe Drenica duelojnë në Gjilan, kurse skuadra e Dukagjinit e pret skuadrën e Ferizajt në Klinë, shkruan Gazeta Blic.
Nga kjo xhiro do të ndryshojë edhe orari i ndeshjeve, me takimet që do të luhen me fillim nga ora 15:00.