Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka reaguar pasi që Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se do ta mbështes marshin për çlirimtaret e UÇK-së, i cili do të mbahet me 2 prill, përcjell InLajmi.
Nushi tha se sipas tij ‘’kalkulantat’’ e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë vërejtur që marshi solidarizues për çlirimtarët po bëhet shumë madh andaj kanë vendosur t’a mbështesin.
Ai ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti ku ai është shprehur se nuk është në dijeni se do të mbahet ndonjë marsh, në këtë rast fjala ka qenë rreth marshit i cili do të mbahet me 2 prill.
Nushi gjithashtu ka ironizuar me fjalët e Kurtit, ku është pyetur rreth spektaklit ‘’Big Brother VIP Albania’’ sa i përket konkurrentit Luiz Ejllit dhe ai është shprehur se nuk është në dijeni të këtij formati dhe se Luiz Ejlli nuk i është dukur si emër i dëgjuar.

Mos u çuditni kur t’i mbështesin edhe protestat e Luizit, ka ironizuar Nushi me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Kurtin.
Postimi i plotë i tij:
Kalkulantat e VV e pane qe marshi solidarizues per çlirimtaret po behet shume i madh, andaj vendosen me e mbeshtete. Ndonese mbreme Kurti nuk e dike as qe ka marsh.
Mos u cuditni kur t’i mbeshtesin edhe protestat e Luizit./InLajmi/