Mesa duket zelli kreativ i Shakira-s këto kohë, nuk ka ndërmend të mbyllet me kaq.
Ed Sheeran sapo zbuloi se po bashkëpunon me artisten kolumbiane, duke shkruar disa këngë për prodhimet e saj të ardhshme, të cilat ende nuk kanë tituj apo data publikimi.
Sheeran foli për disa nga projektet e tij në intervistën me Rolling Stone dhe përmendi emra të njohur me të cilët do të bashkëpunojë si J Balvin, Justin Bieber, Pharrell, Shakira dhe shumë të tjerë.
Në rastin e Shakira-s, u zbulua se ai kishte shkruar disa këngë për albumin e saj të ri dhe njerëzit duken kaq entuziast!
Disa prej tyre, madje, po shpresojnë që të paktën një prej këtyre këngëve të jetë një duet mes 2 artistëve.
S’e dimë për ju, por kombinimi i Sheeran dhe Shakira-s na duket kaq interesant dhe i paparashikueshëm, prandaj do ishim kuriozë të shihnim se ç’do kurdisnin të 2, transmeton Anabel Magazine.
Megjithatë, mes komenutesve ka dhe nga ata që thonë “Faleminderit, nuk e duam këtë këngë”, apo se “Ed Sheeran po prish industrinë e muzikës”. Ne sidoqoftë, mbetemi kuriozëëë dhe në pritje.