Në fundjavë do të zhvillohet xhiro e 27-të e AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
FFK-ja ka caktuar gjyqtarët të cilët do të ndajnë drejtësinë e këtyre ndeshjeve.
Derbi i kësaj jave do të zhvillohet ditën e shtune mes Ballkanit dhe Gjilanit.
Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj gjyqtari Dardan Çaka.
Një ndeshje mjaft interesante do të zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku të shtunën Prishtina do të jetë nikoqire e Trepçës ’89.
Në këtë ndeshje drejtësinë do ta ndaj gjyqtari Visar Kastrati, shkruan IndesOnline
Më poshtë i gjeni gjyqtarët e të gjitha ndeshjeve të javës së 27-të të AlbiMall Superligës së Kosovës