Në Kosovë na pret mot i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Erërat jugperëndimore do të fuqizohen që është shenjë e afrimit të fronteve të shiut nga Kontinenti. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 20 apo edhe 21 gradë Celsius.
Të hënën vranësira të dendura përfshijnë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore me reshje të dendura shiu sidomos pasdite dhe në mbrëmje. Më shumë reshje parashihen në viset kontinentale. Në mbrëmje ulje e temperaturave dhe vende-vende mund të ketë reshje bore, shkruan Meteo Ballkan.
Nga e Marta ftohtë, me reshje lokale shiu e bore