Janë zbuluar pagat e trajnerëve dhe sipas L’Equipe, i pari i Atletico Madrid, Diego Simeone vazhdon të jetë më i paguari.
Simeone është trajneri që paguar më së shumti në botë, ai fiton 34 milionë euro në vit.
Pas tij, është Pep Guaridola, trajneri i Manchester Cityt me shifrën 22.4 milionë euro.
Kurse top-3 e mbyll Jurgen Klopp, trajneri gjerman i Liverpoolit që fiton 17.8 milionë euro.
Në pozitën e 4-të, befasisht është trajneri i Chelseat, Graham Potter që fiton 13.5 milionë euro në vit, transmeton Lajmi.net.
Trajneri i Barcelonës, Xavi nuk është futur as në top-10. Ish-lojtari i klubit katalunas fiton vetëm 3.8 milionë euro në vit. /InLajmi/