As Amerika s’po mund ta qesë kryeministrin, Albin Kurti, në vijë. Kështu deklaroi kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Këtë deklaratë ai e dha duke folur për angazhimin e Qeverisë së Kosovës për çështjen e Luginës, për çka ai u shpreh i zhgënjyer me Qeverinë Kurti II.
“As Amerika nuk po mund ta qesë Albin në vijë, e lë më ne. Sepse, Kurti e ka botën e vet, ai e ndërton botën ashtu siç do ai, jo si është. Më shumë varet nga Qeveria në Prishtinë se çka ndodhë në Luginë të Preshevës”, potencoi Arifi.
Ndërkaq, sa i përket Asociacionit, Arifi vlerësoi që kjo situatë është krijuar si rezultat i financimit të vazhdueshëm të Serbisë për serbët në Kosovë, shkruan Tëvë1.
“Ne edhe po të duam ta redikalizojmë situatën në Luginë të Preshevës, kush na mbështet neve? Qeveria Kurti dhe presidentja Osmani, kanë jetuar në një botë virtuale të tyre, jo në realitet”, shtoi tutje Arifi në Tëvë1.