Disa njerëz raportohet se kanë vdekur pasi 2 helikopterë ushtarakë janë përplasur në Kentaki, transmeton InLajmi.
“Anëtarët e ekuipazhit po fluturonin me 2 helikopterë gjatë një misioni rutinë stërvitor përpara rrëzimit në Fort Campbell rreth orës 22:00 me kohën lokale të mërkurën”, tha baza ushtarake në një deklaratë.
Një ushtar i ushtrisë amerikane në vendngjarje ka konfirmuar se disa persona kanë vdekur.
Helikopterët e përfshirë ishin nga Divizioni 101 Ajror i cili njihet si “Shqiponjat ulëritëse”, shkruan Sky News.
Ndërkohë guvernatori i Kentucky, Andy Beshear, ka shkruar në Twitter mund të ketë viktima dhe se Policia e Shtetit të Kentucky dhe Divizioni i Menaxhimit të Emergjencave të shtetit po i përgjigjeshin aksidentit. /InLajmi/