Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas sulmit që ndodhi drejt objekteve të Top Channel, përcjell InLajmi.
Rama sulmin në Top Channel e quan “agresion kriminal” ndërsa kërkon që autorët e këtij sulmi të vihen para drejtësisë.
Gjithashtu ai u shpreh ngushëllime familjarëve të personelit të sigurisë, i cili për pasojë humbi jetën nga sulmi që ndodhi pas mesnate.
“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues”. /InLajmi/
https://twitter.com/ediramaal/status/1640243111451406337?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1640243111451406337%7Ctwgr%5Ed31cefd650e9743d43fa2c601d37a0d2922b6e3d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fsulmi-me-arme-ndaj-top-channel-reagon-kryeministri-rama%2F