Aktorja e njohur Kate McKinnon i është bashkuar filmit të ri “In The Blink Of An Eye”, transmeton InLajmi.
Tani që mandati i saj në serinë e gjatë të komedisë ka mbaruar, McKinnon mund të përqendrohet më shumë në karrierën e saj filmike dhe ajo është përzgjedhur si aktore kryesore për filmin fantastiko-shkencor.
Shkruar nga Colby Day, filmi “In The Blink Of An Eye”, u rrëmbye në formë skenari nga Searchlight për Stanton, dhe thuhet se kërkon të eksplorojë jo më pak se të gjithë historinë e botës dhe të trajtojë natyrën e jetës, dashurisë, shpresës dhe lidhjes, duke u fokusuar në 3 linja historish të kryqëzuara, shkruan The Empire.
Sa i përket McKinnon-it, ajo do të shfaqet edhe në filmin Barbie të Greta Gerwig. /InLajmi/