Pronari i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi ka treguar se si ka ndodhur ngjarja e rëndë në njërën prej punishteve të tij, dhe se si vet me punëtorët e kompanisë së tij është munduar që ta shuajë zjarrin.
Kelmendi tha se flakët e para të zjarrit kanë ndodhur rreth orës 08:15 të mëngjesit, por siç u shpreh ai asnjë punëtorë nuk ka qenë në kompani deri në mëngjes.
Ai tregoi se punëtorët të cilët u munduan ta shuanin zjarrin u asfiksuan nga tymi i zjarrit dhe për momentin janë duke marr tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, shkruan Telegrafi.
“Kërkush nuk ka qenë në punë aty kur ka fillu zjarri, askush nuk ka qenë në punë. Edhe vet kam qenë në punishte, duke e pa duke i vizitu pikat ndërtuese. E kemi pa tymin dhe kemi hy me intervenu, edhe vet kam ka hy me intervenu, por ishte vonë. Nuk e di, se edhe vet punëtorët që kanë qenë aty, që e din pak a shumë janë të asfiksuar pak, por nuk janë të lënduar. Kjo ka ndodh diku nga ora 08:15 të mëngjesit. Unë hyra me fikë zjarrin, me ndal zjarrin, edhe punëtorët hynë. Një pjesë e ekipit kanë qenë në punë, dhe kur e kanë hap derën janë asfiksu”, ka thënë pronari i kompanisë ELKOS Group, Kelmendi.
Po ashtu Kelmendi u pyet nëse dëmet materiale janë milionëshe, ai tha se mund të jenë edhe më të mëdha, por nuk mund të thotë diçka për momentin.