Në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të shtohen sidomos orëve të pasdites. Do të jetë pak më freskët, ndërsa orëve të pasdites ose mbrëmjes priten rrebeshe të izoluara shiu vetëm në disa rajon të cilat herë pas here do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit të së dieles.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta lokale. Pasdite dhe në mbrëmje në disa vise priten rrebeshe afatshkurtra shiu.
Të dielën më shumë diell, por edhe vranësira lokale dhe rrallëkund ndonjë rigë shiu.
E hëna na sjellë vranësira të dendura dhe reshje shiu. Vende-vende priten reshje të dendura shiu dhe lokalisht edhe rrebeshe intensive me bubullimë. Gjatë natës ulje të theksuara të temperaturave dhe reshje kalimtare bore në disa rajone.
Të martën na pret mot mjaft i ftohtë dhe me erëra të ftohta nga veriu. Vende-vende priten fjolla bore sidomos në disa zona kodrinore-malore, ndërsa në juglindje të Shqipërisë dhe disa vise kodrinore-malore të Maqedonisë së Veriut priten reshje paksa më intensive bore, shkruan Meteo Ballkan.
Mëngjesi i së mërkurës pritet të jetë me acar, por kjo do të varet nga kthjellimi i motit. Gjatë ditës përmirësim gradual i motit