Protestat kundër rritjes së moshës së pensionit në Francë janë duke vazhduar. Më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë në të gjithë Francën të enjten, transmeton InLajmi.
Bashkisë së Bordosë i është vënë zjarri ndërsa protestat vazhduan kundër planeve të Macronit për të rritur moshën e pensionit.
Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve në kryeqytet dhe 80 persona u arrestuan në të gjithë vendin.
Demonstratat u nxitën nga legjislacioni që rrit moshën e pensionit me 2 vjet në 64.
Sindikatat kanë bërë thirrje për protesta të mëtejshme të martën e ardhshme, e cila do të përkonte me vizitën shtetërore të mbretit Charles III në vend.
Ai është planifikuar të jetë në qytetin jugperëndimor të Bordosë atë ditë, ku zjarri përfshiu derën e përparme të bashkisë të enjten në mbrëmje pas një dite protestash dhe përleshjesh, shkruan BBC.
Nuk ishte e qartë se kush ishte përgjegjës për zjarrin, i cili u shua shpejt nga zjarrfikësit. /InLajmi/