Një këmbësor ka ndërruar jetë në Randobravë të Prizrenit si pasojë e goditjes nga një veturë, përcjell InLajmi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse ndërsa mjekësia ligjore e ka dërguar trupin e pajetë për IML odbuksion.
I dyshuari që voziste veturën është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Randobravë, Prizren 23.03.2023 – 19:00. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe këmbësorit mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pajetë për Obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /InLajmi/