Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, është përfshirë në 11-shen startuese të Portugalisë, në ndeshjen kundër Lihtejnshtajnit.
Me këtë paraqitje, Ronaldo do të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje ndërkombëtare, duke ia kaluar Bader Al-Mutaëa të Kuvajtit, pasi që deri më tani dyshja kanë pasur nga 196 paraqitje, shkruan Klan Kosova.
Portugalia dhe Lihtejshtajni ndeshen sonte në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024.