Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj, falënderoi partinë NISMA për mbështetjen që po japin për protestën e 25 marsit, përcjell InLajmi.
Molliqaj këtë “bashkëpunim opozitar” e ka quajtur të vlefshëm dhe të nevojshëm pasi sipas tij marrëveshja është e dëmshme.
Tutje ka shtuar Molliqaj se kryeministri Kurti nuk ka legjitimitet dhe duhet të dorëhiqet.
Postimi i plotë i tij:
E falënderoj NISMA-n Socialdemokrate dhe z.Limaj për mbështetjen që i japin protestës së 25 marsit. Bashkëpunimi opozitar është i vlefshëm dhe i nevojshëm.
Marrëveshja është jashtëzakonisht e dëmshme. Ky kryeministër nuk ka legjitimitet, prandaj duhet të dorëhiqet. Prandaj të shtunën, ora 14:00, sheshi “Zahir Pajaziti”, protestojmë.
Dorëheqje! /InLajmi/