Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka bërë thirrje BE-së që ta dënojë Serbinë për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, përcjell InLajmi.
Ai tha se kjo është një shenjë e qartë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës.
Rikujtojmë se zgjedhjet në 4 komunat veriore do të mbahen me 23 Prill të këtij viti.
Postimi i plotë i tij:
Lista Serbe refuzoi të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në 4 komunat veriore të 🇽🇰 këtë prill. Kjo është një shenjë e qartë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të 🇽🇰. BE-ja duhet të dënojë këtë shkelje të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. /InLajmi/