Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në seancën e Kuvendit të Kosovës nuk ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit të vendit Albin Kurti për ndryshimin e qëndrimeve dhe pranimin e Asociacionit, raporton InLajmi.
Për më tepër, ai recitoi edhe një poezi të Azem Shkrelit, e cila ishte “kunjë” drejtuar kryeministrit Kurti.
“Sikur të takoheshim me vetveten sy më sy, do të putheshim apo kishim për t’u pështy?”, tha Abdixhiku.
Gjithashtu Abdixhiku tha se raportimet e kryeministrit në Kuvend kanë humbur substancën, si dhe peshën e fjalëve. /InLajmi/