Biblioteka e Gjirokastrës është një ndër më të vjetrat në shkallë vendi.
Përgjatë një shekulli ajo ka shërbyer si qendër për leximin dhe promovimin e librit por edhe për nxitjen e jetës kulturore në qytetin e gurtë.
“Biblioteka “Apostol Meksi” është një ndër bibliotekat më të vjetra në Shqipëri dhe sivjet bën 100 vjet. Biblioteka “Apostol Meksi” ka një fond të pasur prej 120.000ekzemplarësh që janë tituj të ndryshëm librash dhe periodikësh,” – u shpreh Ervina Saliaj, përgjegjëse e bibliotekës.
Biblioteka ofron një fond të pasur librash për lexuesit e moshave të ndryshme duke përfshirë edhe botimet e vjetra. “Historia e Skënderbeut” botuar në vitin 1898 në gjuhën shqipe, në Bukuresht është ekzemplari më i vjetër i saj, shkruan EuroNews.al
“Ne për çdo datë festive kombëtare ose ndërkombëtare ne organizojmë gjithmonë aktivitete dhe paraqitim gjithmonë ekspozita për datat e shënuara. Gjithë lexuesit kanë mundësinë që ti prekin, që ti shohin dhe ti lexojnë,” – tha Saliaj.