Presidenti i Kinës Xi Jinping është pritur në takim nga presidenti rus Vladimir Putin, transmeton InLajmi.
Xi Jinping u prit me nderime të larta shtetërore në Rusi.
Xi theksoi se pretendon që me Rusinë të forcojë marrëdhënieve tregtare, kryesisht në tregtinë e energjisë, asaj të lëndëve të para dhe të elektronikës.
Pasi përmendi shkurt nevojën për të forcuar lidhjet humanitare, presidenti i Kinës iu referua edhe planit të paqes të Pekinit për Ukrainën. Ai thotë se Kina është për paqen.
Muajin e kaluar, vazhdon ai, Kina publikoi qëndrimin e saj për situatën në Ukrainë. “Dëshiroj të theksoj se ne udhëhiqemi vazhdimisht nga Karta e OKB-së, duke iu përmbajtur një qëndrimi të paanshëm.”
Ai thotë se qeveria e tij është në favor të pajtimit aktiv dhe “gjithmonë për paqe dhe dialog”, shkruan BBC.
Kina qëndron në anën e duhur të historisë, shton ai, në atë që duket të jetë një kritikë e fshehtë ndaj Perëndimit për furnizimin e Ukrainës me armë. /InLajmi/