Lasky u shpreh se cikloni diellor lëvizi për tri ditë radhazi në Polin e Veriut të Diellit, duke lëshuar një sasi të madhe gazi në hapësirë. Tornado të tilla diellore ndodhin për shkak të strukturave magnetike në formë spiraleje të vendosura në dy skajet e diellit dhe ngrihen lartë, transmeton A2CNN.
“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në të gjitha vitet e mia që kam vështruar diellin. Kjo është e mahnitshme”, tha Lasky.