Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar zëdhënësin e Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara për deklaratën e lëshuar lidhur me arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë në Ohër, përcjell InLajmi.
Në komunikatën zyrtare thuhet “marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, e ky togfjalëshi i fundit ka bërë që të reagojë kreu i qeverisë shqiptare.
Rama ka kërkuar shpjegim nga OKB për referimin e bërë ku tha se emri zyrtar i kësaj marrëveshje është ‘’ Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’’ dhe se do të ishte e papranueshme nëse Sekretari Gjeneral nuk do ta përdorte këtë emër të duhur qëllimisht.
Postimi i plotë i tij:
Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një lëshim? Emri zyrtar i saj është ‘Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’ dhe do të ishte e papranueshme nëse Sekretari Gjeneral nuk do ta përdorte këtë emër të duhur qëllimisht. Ju lutemi jepni sqarime menjëherë./InLajmi/
'Belgrade and Pristina'?! A serious mistake or a lapse? The official name of it is 'The Agreement on the Path to Normalization between Kosovo and Serbia', and it would be unacceptable if the SG did not use this proper name deliberately. Please provide clarification promptly. pic.twitter.com/n48UMyklS1
— Edi Rama (@ediramaal) March 21, 2023