Të martën është mbajtur mbledhJa e radhës së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku njoftoi se në këtë mbledhje u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përcjell InLajmi.
Abdixhiku tha se në këtë mbledhje u diskutua thelbësisht dialogu dhe lëshimet e mëdha në këtë proces, lëshime të cilat janë humbje e një mundësie për avancim substancial të pozicionit shtetar të Kosovës.
Ai gjithashtu tha se këto lëshime po shndërrohen edhe në kushte obligative integruese për vendin tonë: adaptimi me të cilat do të jetë sa i pashmangshëm aq edhe sfidues.
Postimi i plotë tij:
Sot, mbajtëm mbledhjen e radhës së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi temën e dialogut dhe lëshimet e mëdha të bëra në këtë proces. Këto lëshime, përveç se humbje e një mundësie për avancim substancial të pozicionit shtetar të Kosovës, tashmë po shndërrohen dhe në kushte obligative integruese për vendin tonë; adaptimi me të cilat do të jetë sa i pashmangshëm aq edhe sfidues.
Për qëndrimet tona mbi dialogun dhe temat e e tjera në vend, do të flas sontë në Rubikon të Klan Kosovës, nga ora 20:45./InLajmi/