Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan, përcjell InLajmi.
Policia e Kosovës e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Gjilan 19.03.2023-07:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime. /InLajmi/