Edon Zhegrova ka mbërritur në Prishtinë para ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Izraelin me 25 mars, ndërsa 3 ditë më vonë luan në Prishtinë me Andorën.
Futbollisti i Lille, Edon Zhegrova është përfshirë në listën e “Dardanëve” për këto 2 ndeshje hapëse të ciklit kualifikues, shkruan Lajmi.net.
Zhegrova ka publikuar një fotografi në aeroplan mëngjesin e së hënës.