Presidenti kinez Xi Jinping po nis udhëtimin e tij të parë në Rusi që kur vendi pushtoi Ukrainën vitin e kaluar dhe është vendosur të ulet për bisedime me presidentin Vladimir Putin, transmeton InLajmi.
Presidenti Xi dikur e quajti presidentin Putin “mikun e tij më të mirë”.
Të 2 kanë shumë të përbashkëta: të 2 janë liderë autoritarë dhe të 2 përqafojnë idenë e një bote pa dominimin e SHBA-së.
Në Moskë ata pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për “thellimin e partneritetit gjithëpërfshirës” midis 2 vendeve të tyre.
Vizita shtetërore e presidentit kinez është një shenjë e qartë e mbështetjes për Rusinë dhe presidentin e saj në një kohë kur Kremlini është nën presion të madh ndërkombëtar.
Dhe marrëdhënia e Rusisë me Kinën është thelbësore për t’i bërë ballë kësaj, shkruan BBC.
“Putini po ndërton bllokun e tij. Ai nuk i beson më Perëndimit dhe nuk do ta ketë më kurrë,” beson gazetari Dmitry Muratov, një ish-laureat i Çmimit Nobel për Paqe. /InLajmi/