Kryetari i Partisë Socialdemokratike, Dardan Molliqaj, ka reaguar për marrëveshjen e Ohrit që u dakordua në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, përcjell InLajmi.
Sipas Molliqajt, Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje janë fshehur, pas marrëveshje në Ohër.
Molliqaj tha se Kurti e refuzoi një marrëveshje të tillë në SHBA por e pranoi në villën e Titos.
Postimi i plotë i tij:
Aq e mirë na qenka marrëveshja saqë Kryeministri, me krejt partinë e tij, e kanë futë kokën në dhe si struci.
Si pas një stuhie apo pas një disfate. Sepse disfatë ishte. E Albin Kurti heshtet kështu si sot, pas secilës disfatë.
E refuzoi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, por e pranoi në villën e Titos në Shën Naum. Dallimin bëjeni vetë!/InLajmi/