3 persona janë plagosur nga shpërthimi i një granate të vjetër teksa punonin tokën e tyre.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Karkavec të Prrenjasit ndërsa të plagosur janë O.E 45 vjeç, Y.B 61 vjeçe dhe V.B 58 vjeçe. Për shkak të plagëve të marra, të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit.
2 gratë, të cilat janë në gjendje më të rëndë janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Janë ende të paqarta rrethanat se si një granatë e pashpërthyer ndodhej në një tokë bujqësore ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
“Po punonim me 4 veta, nuk e di se si plasi”, tha banori i plagosur për mediat, ndërsa është i fashuar në këmbë, shkruan Top Channel.
Policia thotë se dyshimet janë për një granatë të vjetër e mbetur e pashpërthyer. Në momentin e shpërthimit familjarë të tjerë janë gjendur pranë, por fatmirësisht nuk kanë marrë dëmtime.