Një ish drejtor Klinike në QKUK , Shemsedin Dreshaj ka tërhequr një paralele gjatë kohës sa ai ka qenë drejtor në këtë klinikë dhe kohës së sotme, sa i përket edhe furnizimit dhe mungesës së barnave, por edhe të listës së pritjes të pacientëve që kanë pasur nevojë për ekzaminime qoftë CT, apo edhe rezonancë magnetike.
Pa u menduar 2 herë, Dreshaj, që sot është deputet i Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja, e ka diangnostifikuar problemin e mungesës së barnave, listës së pritjeve të pacientëve dhe menaxhimin e QKUK, shkruan Gazeta Blic
Aktualisht, Bordi i SHSKUK është i emëruar nga Qeveria që udhëhiqet nga Albin Kurti dhe po ashtu ushtruese e detyrës së drejtorit të SHSKUK është e emëruar nga pushteti aktual, shkruan Gazeta Blic
Dreshaj thotë se këta njerëz ose nuk po duan ose nuk po dinë të menaxhojnë me QKUK.