Faik Konica ka lindur më 15 mars 1875 në Konicë. Ai ka qenë figurë qëndrore e lëvizjes kombëtare, studiues i historisë dhe gjuhës shqipe, botues, publicist, drejtues i Vatrës dhe diplomat shqiptar, shkruan InLajmi.
Ministri fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përkohshmja e tij “Albania” ka qenë ndër tribunat e publicistikës shqiptare për 13 vjet. Vetë Konica është i njohur për erudicionin, publicistikën, stilin dhe ndikimin që pati në kulturën dhe politikën shqiptare.
Është po ashtu autor i 2 romaneve të shkruar në gjuhën frënge me nofkën Jean de Croia (sq. Gjoni i Krujës), Le mariage de Leila suivi de Sotiri et Mitka (Martesa e Lejlës pasuar nga Sotiri dhe Mitka) botuar më 1911 në Paris.
Më 1897, në Bruksel botoi numrin e parë të revistës politike kulturore e letrare “Albania”. Pas vajtjes së tij në Boston së bashku me Fan Nolin themelojnë gazetën “Dielli”.
Më 1912 në emër të Federatës Vatra, shkon në Londër për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Më 1921, Konica zgjidhet kryetar i Federatës Vatra dhe me rimarrjen e drejtimit të gazetës Dielli, ai shkruante në një rubrikë të tijën “Shtylla e Konitzës”.
Më vitin 1926, Faik Konica emërohet ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara. Vdiq në Uashington më 15 Dhjetor 1942. Në vitin 1995, pas rënies së diktaturës komuniste, eshtrat e tij u sollën në Tiranë.
Me veprën e tij letrare e me shkrimet kritike, Konica pasqyron një njohje të thellë të mendësisë shqiptare, e jetës politike shqiptare. /InLajmi/