Arsenali ka shënuar fitore të re në Premierligë duke triumfuar në udhëtim te Fulham.
Të besuarit e trajnerit Mikel Arteta fituan 0:3 kundër kundërshtarëve londinez, shkruan lajmi.net.
Baraspesha në rezultat zgjati deri në minutën e 21-të kur Gabriel dërgoi topin në rrjetë për epërsinë e parë të “Topçinjve”.
5 minuta më vonë edhe Martinelli iu shtua listës së realizatorëve me golin e 2-të.
Odegaard “vulosi” fitoren e Arsenalit në minutën e 2-të shtesë të pjesë së parë.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka si zakonisht është aktivizuar për 90 minuta në këtë sfidë.
Arsenali me këtë fitore vazhdon lidershipin në Premierligë me 66 pikë, pesë më shumë se Manchester City, shkruan Lajmi.net.
Fulham në anën tjetër mbetet me 39 pikë në pozitën e 8-të.