Në Banjë të Zubin Potok është sulmuar Policia e Kosovës nga persona të panjohur, përcjell inLajmi.
Njësiti policor derisa ka qenë në një pikë kontrolli, ka ardhur një veturë e tipit Audi dhe ka tentuar t’i godasë policinë me ç’rast njëri nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies së rrezikut të drejtpërdrejt për jetën e tij dhe zyrtarëve të tjerë policorë është detyruar që në vetmbrojtje të përdorë armën e zjarrit, thuhet në raportin e policisë.
Automjeti i dyshuar me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes përmes rrugëve ilegale, përderisa njësitet policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë rast.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante policore.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Banjë, Zubin Potok 09.03.2023-19:20. Njësiti policor derisa kanë qenë në një pikë kontrolli, ka ardhur një veturë e tipit Audi dhe ka tentuar ti godas policinë me ç’rast njëri nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies së rrezikut të drejtpërdrejt për jetën e tij dhe zyrtarëve tjerë policorë është detyruar që në vetmbrojtje të përdor armën e zjarrit. Automjeti i dyshuar me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes përmes rrugëve ilegale, përderisa njësitet policore kanë ndërmarr veprime operative dhe hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ve të dyshuar të përfshirë në këtë rast. Si vazhdimësi e hetimit gjatë realizimit të detyrave policore, njësitë relevante policore kanë ndaluar dy automjete tjera, e që dyshohet se mund të ndërlidhen me veturën e dyshuar, në te cilat vetura gjendeshin pesë persona, të cilët janë dërguar në stacion policor për intervistim në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Pas përfundimit të procedurave të njëjtit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante policore. /InLajmi/