Anëtarja nga Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, sa ishte në opozitë e ka kundërshtuar çështjen e Asociacionit dhe sipas saj, Kurti këtë e ka bërë vetëm për pushtet.
“Atëherë e ka bërë për pushtet, pra e ka kundërshtuar për të krijuar një kauzë e cila do t’i ndihmonte për të ardhur në pushtet, dhe këtë e arriti dhe po e bënë tani për ta mbrojtur pozicionin e vetë, për ta mbrojtur dhe për të qëndruar në pushtet”, tha ajo.
Sipas saj, tani Kurti e di që mospranimi i çfarëdo marrëveshje nga ana e tij nënkupton largiomin e tij nga pushteti.
“E din që mospranimi i çfarëdo marrëveshje nga ana e tij, i gjetjes së zgjidhjeve, automatikisht jo vetëm që do të nënkuptonte që ai duhet të dorëhiqej nga pushteti, por do ta bënte krejtësisht pa justifikueshëm madje edhe qëndrimin e tij në politikë”, tha Pantina.
Ajo tha për Kurtin që pasi që ka fituar 50 %të votave nga qytetarët, dhe me këtë pushtet nuk ka arritur të gjejë zgjidhje, atëherë njerëzit duhet më pak t’i besojnë.
“Nëse ti i ke pasur më shumë se sa 50 % të pushtetit, dhe me atë pushtet nuk ke arritur ta gjesh një zgjidhje pse njerëzit duhet të besojnë pak?”, tha ajo, shkruan TëVë1.
Pantina ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës në periudhën 2014-2019. Ajo ka qenë pjesë e Vetëvendosjes dhe më pas e Partisë Socialdemokrate (PSD). Ndërsa në fillim të këtij viti Pantina ka aderuar në LDK.