Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, e ka sfiduar ministrin e Financave Hekuran Muratin që të publikojë pagën e tij të muajit shkurt për këtë vit, përcjell InLajmi.
Ai njofton se në muajin shkurt të vitit 2021 kur edhe ishte ministër e kishte pagën 1.208 euro, me këtë e konfirmon se tashmë ministrat e kanë pagën më të lartë pas miratimit të Ligjit të ri të Pagave.
Mustafa i drejtohet Muratit, duke i thënë “Hekuran, sa qindra euro ja ke rritë pagën vetes?!
Ndryshe, sipas koeficientit të ri paga e ministrit tashmë është 1.722 euro.
Postimi i plotë i tij:
E sfidoj Hekuran Muratin ta publikojë pagën e tij për muajin shkurt 2023!
Paga ime e ministrit për muajin shkurt 2021 ka qenë 1.208,42 euro. Shihni SMS që kam pranuar nga banka.
Hekuran, sa qindra euro ja ke rritë pagën vetes?! /InLajmi/