Zendaya arriti në Javën e Modës në Paris për t’i lënë të gjithë pa fjalë.
Aktorja u paraqit në sfilatën pranverë 2023 të Valentino, e veshur nga koka te këmbët me veshje të krijuara pikërisht nga marka italiane.
Ajo veshi një kostum sheer, të mbuluar me kristalë dhe një kostum me pantallona të shkurtra dhe xhaketë që dukeshin perfekte.
Sigurisht, nuk munguan stiletto-t e zeza dhe vathët dhe unaza me diamant po të zi, të cilët e kompletuan më së miri veshjen e Zendaya.
Duke qenë se Zendaya dhe Valentino janë ndër simbiozat më të bukura në fushën e modës, aktorja ka servirur veshje dhe kombinime spektakolare, të cilat e kanë promovuar në mënyrë të përsosur gjigantin e modës, shkruan Anabel Magazine.
Me pak fjalë, Zendaya dhe Valentino janë një dyshe e pagabueshme.