Ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, ishte zgjedhur president i Republikës së Kosovës më 26 shkurt 2016, shkruan InLajmi.
Thaçi ishte zgjedhur president nga votat e 71 deputetëve.
Ai kundërkandidat e kishte Rafet Ramën, i cili në rundin e fundit nuk e mori asnjë votë.
Rikujtojmë se, PDK-ja zgjedhjet e para të përgjithshme i kishte fituar më 17 nëntor të vitit 2007, pas të cilave zgjedhje, ai u zgjodh kryeministër i Kosovës.
Në vitin 2008, më 17 shkurt, Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia. Në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, ishte Hashim Thaçi ai që e lexoi deklaratën e pavarësisë në Kuvendin e Kosovës. /InLajmi/