26 Shkurti është dita e 57 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 308 ditë.
Ngjarje
364 – Valentinian I u shpall Perandor Romak.
747 pes – Fillon Epoka Nabonassar e origjinës. “Nabonassar” – “Mbrojtës”, ishte mbreti i Babilonisë 747-732 pes, me të cilin filloi një epokë e re e karakterizuar nga mbajtja sistematike e shënimeve të sakta kronologjike të historisë. Si kronika Babilonase ashtu edhe i ashtuquajturi “Kanuni i Ptolemeut” fillojnë me ardhjen e Nabonassarit në fron.
364 – Valentinian i parë shpallet Perandor romak. I njohur si Valentiniani i Madh, ai ishte perandor deri në vitin 375. Menjëherë, Valentinian e bëri vëllain i tij, Valens, bashkë-perandor, duke i dhënë sundimin e krahinave lindore të perandorisë ndërsa vetë mbajti pjesën perëndimore. Valentinian kishte lindur në Iliri në vitin 321 në Cibalae (sot Vinkovci, Kroaci). Ai dhe vëllai i tij Valens ishin bijtë e Gratianus, komandant i shquar në shërbim të perandorëve Konstandini I dhe Konstans I, gjithashtu me prejardhje ilire.
1616 – Galileo Galilei thirret para këshillit të lartë kishtar. Në dokumentet gjyqësore thuhet se ai u paralajmërua t’i braktisë idetë e tij se dielli është qendra e botës dhe të mos fliste rreth kësaj çështjeje – në rast të kundërtën Zyra e Shenjtë do të merrte masa të ashpra kundër tij. Në dokument thuhet se Galileo ra dakord dhe premtoi se do të bindej. Studiuesit tani thonë se këto dokumente janë falsifikuar. Sipas tyre, një vendim gjyqësor në atë gjyq nuk pati, por raporti i rremë u fut në dosje nga një prej armiqve të Galileos. 17 vjet më vonë (27 qershor 1633), Galileo do të qëndronte para inkuizicionit i akuzuar për shkelje të këtij vendimi të rremë. Galileo u lirua nën kujdestarinë e ambasadorit fiorentin. Në fund të vitit 1633, ai mori leje për t’u vendosur në fermën e tij të vogël në Arcetri, ku edhe vdiq, thuajse i verbuar, në vitin 1642, në moshën 78 vjeçare.
1794 – U dogj Kalaja e Kristiansburgut, Copenhagen.
1797 – Bank of England për herë të parë paraqiti monedhat 1 funtë dhe 2 funta.
1815 – Napoleoni ikën nga Elba dhe me 1 mijë e 200 pasues fillon fushatën 100 ditëshe në përpjekje për të ri-ngritur perandorinë e tij. Kjo fushatë morri fund me disfatën në betejën e Vaterlosë (12-18 qershor). Napoleoni hoqi dorë përsëri nga froni dhe u dorëzua vetë në një luftanije britanike, me shpresë se do ta lejonin të strehohej në Angli. Por anglezët e burgosën në ishullin e Shën Helenës, ku Napoleoni kaloi vitet i vetmuar, duke diktuar kujtimet e tij. Napoleon Bonaparti vdiq më 5 maj 1821, zyrtarisht, u tha, nga kanceri në stomak, por prania e arsenikut në mostrat e flokëve kanë hedhur dyshime se ai u helmua. Eshtrat e Napoleonit u kthyen në Francë më 1840 dhe u varrosën nën kupolën e të rënëve në Paris. Studiuesit e historisë shpesh kanë shtruar pyetjen: Kush e fitoi betejën e Vaterlosë? Të pyesësh anglezët, merita i jepet Dukës së Wellingtonit, i cili komandoi forcat e koalicionit Britani-Holandë-Blegjikë në luftimet kundër Napoleonit ato ditë. Por historianët gjermanë argumentojnë se ishte marshall Blucher që mbërriti pasditen e 18 qershorit 1815 në fushë-betejë me trupat prusiane që dha goditjen përfundimtare. Gjithësesi, Napoleoni u mund.
1848 – Marksi dhe Engelsi publikojnë “Manifestin Komunist”, një nga dorëshkrimet më me ndikim politik në botë. Porositur nga Lidhja Komuniste, manifesti shpalosi qëllimet e Lidhjes si dhe programin e saj. Dokumenti i bën një qasje analitike luftës së klasave (historike dhe kohore), si dhe problemeve të kapitalizmit, por pa ndonjë parashikim të formave të mundshme të komunizmit në të ardhmen. Diokumenti përmban teorinë mbi me natyrën e shoqërisë dhe politikës; “Historia e gjithë shoqërisë deri tani është histori e luftës së klasave”. Manifesti shpreh shkurtimisht mendimet e Marksit dhe Engelsit mbi mënyrën se si shoqëria kapitaliste e asaj kohe (shekulli XIX) përfundimisht do të zëvendësohej nga socializmi dhe, përfundimisht, komunizmi.
1848 – U shpall Republika e dytë Franceze.
1863 – Presidenti Abraham Linkoln firmos Aktin Kombëtar të Monedhës, që më pas mori emrin Akti për krijimin e Sistemit kombëtar bankar të Shteteve të Bashkuara.
1885 – Kongresi i Berlinit, i jep Kongon Belgjikës dhe Nigerinë Anglisë. Kjo konferencës e thirrur nga Portugalia dhe organizuar nga Otto von Bismarck, kancelari i parë i Gjermanisë, çoi në një periudhë të shtimit të veprimtarisë koloniale nga fuqitë evropiane, dhe njëkohësisht eleminoi format ekzistuese të autonomisë dhe vetë-qeverisjes në Afrikë.
1901 – Udhëheqësit e “Kryengritjes së boksierëve” në Kinë, Chi – hsui dhe Hsu Cheng – yu, ekzekutohen me prerje koke. Kjo kryengritje (1898-1900) lëvizje kundër të huajve, du shndërruar në kryengritje të dëshpëruar kundër ndikimit perëndor në Kinë. Në qershor, 1900, “boksierët” (rreth 140-mijë vetë të fortë fizikisht, marrin kontrollin e Pekinit dhe për tetë javë mbajnë të rrethuar të huajt dhe të krishterët kineze në Pekin. Rrethimi u thye në gusht nga një forcë ndërkombëtare shumë-kombëshe britanike, franceze, ruse, amerikane, gjermane dhe japoneze.
1907 – Kompanitë Royal Oil dhe Shell bashkohen për të formuar British Petroleum (BP).
1924 – Pas puçit të ashtuquajtur “Beer Hall”, Hitleri i akuzuar për tradhëti, del përpara një gjykate të posaçme në Mynih. Gjyqi zgjati 24 ditë dhe u pasqyrua gjeresisht në faqet e para nga gjitha gazetat gjermane. Falë këtij publikimi të papërmbajtur mediatik Hitleri u bë i njohur jashtë Bavarisë dhe e kthey gjyqin në triumf.
1930 – Në Mannhatan të Nju Jorkut instalohen semaforët e parë me drita trafiku të kuqe dhe të gjelbër.
1952 – Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Winston Churchill, deklaroi se kombi i tij ka bombë atomike.
1966 – Programi Apollo: U lansua AS-201, fluturimi i parë i raketës Saturn IB.
1984 – Robert Penn Warren (1905-1989), fitues i çmimit Pulitzer, shpallet poet laureat i SHBA-së. Warren është i njohur për romanin historik “All the King’s Men”, me temë guvernatorin populist të Louisianës, Huey Long. Warren është nderuar me çmimin Pulitzer edhe për poezitë e tij. “Një mënyrë për ta dashur Perëndinë”, nga Robert Penn Warren
(shqipërim, fragment)
Këtu është hija e së vërtetës, vetëm hija është e vërtetë .
Dhe linja që bymehet nga muzgu i Paqësorit
Përkulet, dridhet, thyhet për të treguar çka duhet të dish.
….
Çdo gjë duket refleks i diçkaje tjetër .
Dhe ti mendon se asgjë nuk përsëritet;
Kjo mund të jetë një rrugë për të dashur Perëndinë.
1991 – Tim Berners-Lee paraqiti shfletuesin e parë të internetit të quajtur WorldWideWeb.
2001 – Talebanët shkatërrojnë dy statujat gjigante të Budës në Bamyan, Afganistan.
2004 – Presidenti maqedonas Boris Trajkovski gjen vdekjen në aksident ajror pranë Mostarit, Bosnje – Herzegovinë.
2008 – Polonia e njohi Kosovën si shtet të pavarur.
2012 – Filmi “The Artist” fiton pesë çmime Oskar, dhe të bëhet filmi i parë bardhë e zi, pa zë, që fiton këtë çmim që nga viti 1927. Ngjarja e filmit vendoset në Hollywood, mes viteve 1927 – 1932, dhe të përqëndrohet në marrëdhëniet e një ylli të moshuar të filmit pa zë dhe të një aktoreje të re me perspektivë, ndërsa filmat “silent” (pa zë) dalin jashtë mode, duke u zëvendësuar nga filmat “talkies” (me zë)
Lindje
- 1802 – Victor Hugo, shkrimtar francez (vdiq më 1885)
- 1861 – Ferdinand I, perandor i Bullgarisë (vdiq më 1948)
- 1934 – Saim Kokona, kinematograf shqiptar
- 1936 – Adem Demaçi, shkrimtar dhe politikan shqiptar
- 1938 – Imzot Mark Sopi
- 1954 – Recep Tayyip Erdoğan, politikan turk
Vdekje
- 1921 – Carl Menger, ekonomist i famshëm austriak, që konsiderohet themelues i shkollës Austriake të ekonomisë.
- 1931 – Otto Wallach, kimist gjerman
- 1969 – Karl Jaspers, filozof dhe psikiatër gjerman
- 1971 – Fernandel, aktor francez
- 2004 – Boris Trajkovski, kryetar maqedon