Nata e së shtunës doli të ishte plotë adrenalinë dhe emocion në arenën e boksit në Audi Dome të Munichut, ku na dhuruan shumë emocione si zakonisht shumë boksier shqiptar, shkruan InLajmi.
E kryefjala e kësaj mbrëmje ishte Robin Krasniqi i cili është rikthyer në ring me një fitore të madhe.
Boksieri nga Juniku ka mposhtur me nokaut teknik kundër belgut Timour Kharkohev.
Para ndeshjes së Krasniqit fitore siguruan edhe Armend Xhoxhaj e ka mposhtur Zoltan Sera, me një nokaut të fuqishëm, Musa Avdimetaj, i njohur si James Kraft , ka triumfuar ndaj Vaclav Tojacek si dhe Shefat Isufi e ka mbrojtur me sukses titullin e tij të botës në kategorinë gjysmë të rëndë /InLajmi/