Pas ndeshjeve fantastike në Final 8 Kupën e Kosovës, Superliga rikthehet me xhiron e 23-të apo fazën e fundit të garave të rregullta, ku do të vendoset gjithçka. Sfida e parë zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit.
Vreshtarët janë në vendin e fundit me 2 fitore e 20 humbje, derisa kuqezinjtë janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 14 humbje.
Për të 2 skuadrat kjo sfidë është shumë e vlefshme do të garojnë deri në fund për fitore. Peja me trajnerin e ri izraelit, Rami Hadar, do të pret Ponte Prizrenin., shkruan gazeta Blic.
Verdhezinjtë janë në vendin e 3-të me 15 fitore e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit kanë 7 fitore e 15 humbje.