Musa Avdimetaj, i njohur si James Kraft , ka triumfuar ndaj Vaclav Tojacek, përcjell InLajmi.
James Kraft fitoi me nokaut teknik në raundin e 3-të.
Kjo ishte fitorja e 22-të në karrierë për të, teksa 12 prej tyre i ka nokaut.
Kujtojmë se sonte na pret një natë fantastike e mbushur me boks kualitativ. Në mbrëmjen e sotme, shumë boksierë shqiptarë do të ndeshen në Audi Dome të Munichut, ku do të na dhurojnë emocione si zakonisht.
Meçi kryesor i mbrëmjës është ai mes Haxhi Krasniqit dhe Timour Kharkohev, teksa në plan program për tu ndeshur janë edhe disa shqiptarë./InLajmi/