Shefat Isufi e ka mbrojtur me sukses titullin e tij të botës në kategorinë gjysmë të rëndë, përcjell InLajmi.
Isufi e mposhti argjentinasin Hernand David Perezin, pas 12 raundeve, me vendim unanim të gjyqtarëve
Boksieri nga Lugina, Shefat Isufi e mori këtë fitore me vendimin e gjyqtarëve, pasi gjatë 12 raundeve nuk mund të caktohej nga vet boksierët.
Kjo është fitorja e 37 në karrierën e Shefat Isufit.
Kutjojmë se Isufi e mbrojti titullin e botës, në kategorinë WBF./InLajmi/