Ish-drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala këtë të premte u gjobit nga Policia e Kosovës pasi xhiroi një aksident, përcjell InLajmi.
Rastin e arrestimit e ka bërë të ditur vet Shala ku reagoi mjaft ashpër lidhur me këtë dënim.
Postimi i plotë i tij:
Sot u denova nga policia pse isha tu e xhiru nga kerri nje aksident trafiku te parku i biznisit ne Drenas. Policja qe po e shihni me ndali dhe i tha koleges se vet eshte tu xhiru. Po isha tu xhiru nje aksident trafiku! Nuk e di kur ka dal ligji qe eshte e ndalume me xhiru nje aksident trafiku. E sidomos kur je gazetar. Hajr ishalla! /InLajmi/