Një person është lënduar nga një mjet i mprehtë në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Rastin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti deklaroi se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
Ajo shtoi se aktualisht në stacion policor po intervistohen 3 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë. /InLajmi/