Tërheqja e detit është një fenomen që ndodh vit pas viti, sikurse ka ndodhur edhe vitin e kaluar dhe ka qënë me e dukshme në bregdetin e Vlorës dhe në Lezhë po ashtu.
Por ajo që është vënë re nga qytetarët dhe nga ekspertët e mjedisit është fakti se në qytetin e Vlorës tërheqja këtë vit ka qënë më e theksuar.
Kjo është një problematikë që po shqetëson ambientalistët.
“Në fakt, ndodh çdo vit, por nuk ka ndodhur asnjëherë në këto përmasa. Siç e shihni, unë jam në zonën e Lungomares. Kjo strukturë në det është ndërtuar nga arkitekti për të krijuar një lloj dinamike ku të dukej baticë-zbatica, që qytetarët ta shohin këtë fenomen si atraksion. Asnjëherë nuk kishte dalë kaq shumë, ka qenë shumë e fortë përmasa e tërhqejes së detit. Kjo po shqetëson edhe ambientalistët, pasi një pjesë kaq e zbuluar e bregdetit, do të thotë një vdekje për ekosistemin. Ka rreth 4 ditë që deti është tërhequr. Specialistët shprehen se kjo është një problematikë”, raporton Euronews Albania.