Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se pritshmëritë janë që dialogu në Bruksel të vazhdojë edhe pse siç thotë ai ka mangësi, transmeton InLajmi.
Tutje theksoi Simiq se pritshmëri ka edhe nga përfaqësuesit e BE-së për vazhdimin e dialogut, por edhe zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara 10-të vjet më parë, ndër to edhe formimi i Asociacionit të Komunave Serbe.
Simiq, për RTS tha se presidenti Aleksandër Vuçiq do të insistojë në themelimin e Asociacionit i pranuar edhe nga Kosova me marrëveshje.
Ai thekson se pritjet e serbëve janë që dialogu të vazhdojë, edhe pse siç thotë ai ka mangësi.
“Në çdo situatë kur nuk kemi bisedime, kemi lëvizje të njëanshme të Prishtinës, e cila përdor institucionet dhe fuqinë për të kryer aktivitetet e saj në terren, duke krijuar një realitet të ri”, shtoi Simiq. /InLajmi/