Takimi i 27 shkurtit i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, po pritet me padurim nga të gjithë si nga krerët institucional e partiak ashtu edhe nga qytetarët e vendit, shkruan InLajmi.
Asocacioni tash e sa kohë është kthyer në temë diskutimi në gjithë politikën, vendore dhe ndërkombëtare, derisa sytë e të gjithëve janë drejtuar kah Kurti e Vuçiqi duke pritur se çfarë dë mire do të sjell kësaj here takimi për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve, pasi deri më tani nuk u bë asgjë në këtë drejtim.
Shumica e partive pozitare dhe atyre opozitare kanë zgjedhur t’i kursejnë komentet e tyre deri në momentin kur vendimi do bëhet publik, por jo të gjithë kanë heshtur para takimit të 27 shkurtit, meqë për Gazetën InLajmi është deklaruar anëtarja më e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina.
Pantina ka thënë së takimi i 27 shkurtit është shumë i rëndësishëm, ndërsa pret që 2 liderët të dakordohen dhe të pranojnë planin franko-gjerman.
Anëtarja e LDK-së, rikujtoi deklaratat e 2 liderëve shtetëror, ndërsa theksoi se deklarimet e tyre janë të forta, por ata tashmë kanë pranuar zbatimin e planit franko-gjerman, plan ky i cili parasheh themelimin e Asociacionit.
Tutje Pantina për InLajmin ka thënë se themelimi i Asociacionit në vete ka edhe njohjen e Kosovës nga Serbia, e që sipas saj kjo do të ndodhë në një fazë të mëvonshme.
Sipas anëtarës së LDK-së në pranverën e këtij viti Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshje.
“Takimi i 27 shkurtit është një takim shumë i rëndësishëm nga i cili pritet një dakordim i palëve dhe angazhim serioz i tyre në pranimin e zbatimit të planit franko-gjerman. Kurti dhe Vuçiqi po japin deklarata të forta kryesisht për konsum të brendshëm por që të 2 tashmë kanë pranuar që do ta zbatojnë këtë plan, plan ky i cili parasheh edhe themelimin e Asociacionit dhe në një fazë të mëvonshme njohjen e Kosovës nga Serbia. Unë besoj se një marrëveshje mes palëve do arrihet jo më larg se në pranverën e këtij viti”, tha Pantina për Gazetën InLajmi. Arjanita Osmanaj /InLajmi/