Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina as nuk është shkatërruar dhe as dorëzuar dhe e di se “çdo e nesërme ia vlen të luftohet”, transmeton InLajmi.
Zelensky thotë se ky është “viti i pathyeshmërisë”.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të fituar këtë vit”.
Ai falënderoi gjithashtu ushtrinë, mjekët, vullnetarët dhe partnerët e huaj të Ukrainës për bashkimin e përpjekjeve për t’i bërë rezistencë agresionit rus.
“Ne i rezistuam të gjitha kërcënimeve, granatimeve, raketave të lundrimit, dronëve kamikaze, ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe të ftohtit. Ne jemi më të fortë se kaq,” tha ai. /InLajmi/