Nëse je nga ata personat që nuk e sheh fare ceremoninë e çmimeve Grammy, thjesht lexon listën e fituesve, po të japim një arsye pse të ndryshosh mendje këtë vit: Në Oscars do të performojë Rihanna!
Ylli 35-vjeçar do të performojë këngën e saj “Lift Me Up”, nga filmi “Black Panther: Wakanda Forever”, për të cilën ëshë nominuar edhe në kategorinë “Kënga më e mirë”.
Performanca e Riri-t në Oscars vjen direkt pas spektaklit të jashtëzakonshëm që dhuroi në Super Bowl Halftime Show. Gjithashtu, brenda këtij viti do të na sjellë edhe një album të ri, i cili me siguri do të thyejë rekorde, shkruan Anabele Magazine.
Mund të themi se ky është viti i Rihanna-s dhe jemi të lumtur që thjesht jetojmë në të.