Këtë të premte janë bërë një vit që kur Ukraina është pushtuar nga shteti Rus, përcjell InLajmi.
Ndërsa shteti i Kosovës është solidarizuar me popullin ukrainas, ku dhe lidëret e Kosovës kanë bërë thirrje për armëpushim.
Ndërkohë ndërtesa e Qeverisë së Kosovës këtë të premte mbrëma është ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrainas.
Ndryshe këtë të premte në Kuvendin e Kosovës është organizuar ceremonia e pritjes për gazetarët ukrainas. /InLajmi/