Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës e cila u mbajt ditën e enjte ishte deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i cili fajësoi Vetëvendosjen për vdekjen e aktivistit Astrit Deharit, gjë që “acaroi” ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, por edhe deputetët tjerë të mazhorancës, përcjell InLajmi.
Ndërsa mëngjesin e së premtes deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka ndalur krah bashkëpartiakut të saj ku ka thënë së ishte ai i cili ua nxori në pah fytyrat e vërteta LVV-së në lidhje me rastin Dehari.
Musliu tha se mjaftoi të shihen reagimet dhe fytyrat që anëtarët e LVV-së dhe tentativa për t’ia mohuar Berishës të drejtën e fjalës.
Kështu Musliu ka ironizuar me deputetët e LVV-së duke thënë se dje mjaftoi që Berisha t’ua lëviz kapelën disave që mizat ta pushtojnë Kuvendin.
Postimi i plotë i saj:
Deputeti Hisen Berisha edhe njëherë nxori në pah fytyrat e vërteta të LVV në rastin Dehari.
Mjafton të shihen reagimet e tyre të shfrenuara dhe tentativa për t’ia mohuar të drejtën e fjalës deputetit Berisha që pista e e hetimit të fokusohet në adresën e duhur.
Deputeti Berisha, dje mjaftoj t’ua lëviz kapelën disave qe mizat ta pushtojnë Kuvendin./InLajmi/